Mashtronin të huajt, arrestohet administratori i Call Center dhe 2 operatorët

3 persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohen se mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive.

Mes të arrestuarve është edhe administratori Enrik Shehi 29 vjeç dhe dy të arrestuarit e tjerë janë Armend Haxhiu, Igli Isufaj, operatorë në Call Center.

Gjithashtu, u proceduan penalisht E. S., 25 vjeç, G. R., 22 vjeç dhe A. H., 18 vjeç, të tre banues në Tiranë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt.

Nga hetimet rezultoi se 29-vjeçari administronte, në bulevardin “Gjergj Fishta”, një subjekt privat call center, të paregjistruar në organet kompetente.

Si rezultat i operacionit, u sekuestruan, 4 aparate celulare,shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe lista me të dhënat e shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar për të investuar në bursa fiktive.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të, si dhe konfiskimin e aseteve që kanë burim këtë veprimtari kriminale.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej