Edvin Kulluri tha në një intervistë për Euronews Albania se arsyeja që ai mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike drejtuar nga Lulzim Basha, ka qenë një ftesë e këtij të fundit.
Ai tha se e vlerësoi ftesën e kryetarit, pasi kjo tregon që ai e ka vlerësuar për qendrimet që Kulluri ka mbajtur, shpesh edhe kundër Bashës. Kulluri shtoi se rruga e Partisë Demokratike do të jetë e gjatë dhe e vështirë por 14 maji sipas tij e tregoi se e rëndësishme është të jesh shumicë dhe fitues në zgjedhje dhe në zgjedhje Rithemelimi sipas tij, dështoi me sukses.
“Në politik ka dy rrugë, o do marrësh përgjegjësi ose nuk do marrësh përgjegjësi. Përgjegjësië e parë e mori kryetari duke më ftuar që të bëhesha pjesë e kuvendit dhe e forumeve të partisë demokratike e më pas. Këtë akt unë e kam flerësuar,pasi besoj se është një vlerësim që unë kam mbajtur.
Rruga është e gjatë, rruga është e vështirë, situata është ekstremisht e vështirë, duhet të krijohet besim. Besoj 14 maji e dha një mesazh që nuk ka rëndësi se kush është shumica brenda partisë demokratike, rëndësi ka të jesh shumicë, të jesh fitues i zgjedhjeve. Rithemelimi dështoi me sukses për arsye që i kam thënë prej kohësh. Kjo nuk do të thotë se humbja e Rithemelimit është fitore e Partisë Bemokratike.
Lufta e brendshme në Partinë Demokratike nuk i sjell asnjë të mirë qytetarëve. Kemi 10 vite në luftë me një qevei që ka dështuar në mënyrë spektakolare, skandalet janë të pqërditshme, por në pushtet vihet duke krijuar një alternativë më të mirë”,-tha Kulluri.
Duke komentuar qendrimin e Gazment Bardhit, ai tha se para se Bardhi të mbajë qendrime të tilla ai duhet fillimisht të mbajë përgjegjësi për aaktet e tij, ndërsa shtoi se vula e PD-së I takon krytarit dhe jo sekretarit.
“Këtu përgjegjësinë për këtë situatë e kanë të gjithë, nuk e ka vetëm Lulzim Basha, as vetëm Gazment Bardhi, as vetëm Berisha, apo të tjerët. Zoti Bardhi para se të mbajë këto qendrime duhet të mbajë përgjegjësi për aktet e veta, duhet të mbajë përgjegjësi dedhe për deklaratat kundërthënëse që ka për situatën në PD. Kam vënë re me shqetësim se zoti Bardhi është përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, por përfaqësuesi ligjor i partisë demokratike është kryetari jo sekretari”,-tha Kulluri.