Deputetët e Partisë Socialiste kanë depozituar zarfin sekret tre emrat që ata kanë propozuar për kreun e ri të Shtetit.
Pasi kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka sqaruar procedurën, deputetja me e vjetër në moshë e PS, Luljeta Bozo, ka kërkuar fjalën dhe i është drejtuar atij duke i thënë: Zoti Taulant po qe se nuk njohim atësinë, quhet e pavlefshme?
“Jo nuk quhet e pavlefshme”, iu përgjigj Balla.
Në mbledhjen e grupit të PS, Balla tha se shpreson që presidentin ta zgjedhin që në raundin e parë.
Ndërsa kryeministri Rama nënvizoi se presidenti i ri i vendit nuk duhet të jetë një figurë e ngjyrosur politikisht.
“Nuk duam një figurë të ngjyrosur tërësisht politikisht. Ajo që duhet të bëjmë është të bëjmë një sforco të përbashkët duke i hapur rrugë të gjitha detyrimeve të gjithsecilit këtu. Ne nuk mund të hedhim emra që pastaj bëhen mish përtop për mediat. Ne kemi detyrimin t’ja japim njerëzve mundësinë që të shprehen për këtë temë dhe natyrisht duke përcaktuar disa piketa”, tha Rama.