Mbushi me kanabis fshatin në Shkodër, ekstradohet nga Italia 31 vjeçari i shumëkërkuar (EMRI)

Një 31 vjeçar shqiptar  është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, i akuzuar për kultivimin e rreth 1100 bimëve kanabis, në fshatin Pult të Shkodrës. Bëhet fjalë për shtetasin Gjon Kodraj, 31 vjeç, banues në Shkodër. Më herët Gjykata e Shkodrës i kishte caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë, një shtetas shqiptar, i akuzuar për kultivimin e rreth 1100 bimëve kanabis, në një fshat të Shkodrës.

Në kuadër të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar që fshihen në këto dy vende dhe ekstradimin e tyre në vendin ku ata kanë kryer veprën/veprat penale, është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, shtetasi Gj. K., 31 vjeç, banues në Shkodër.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Shtetasi Gj. K. dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2016 ka kultivuar në territorin e fshatit Pult, Shkodër, rreth 1100 bimë narkotike kanabis, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia, gjatë kontrollit të territorit të këtij fshati.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej