McGonigal e Agron Neza, “KÇK”-të e Edi Ramës

Etiketimin “KÇK”, kryeministri Edi Rama e përdor për prokurorët dhe gjyqtarët që shesin vendime kundrejt ryshfeteve, vetëm kur ata i arrestojnë vartësit e përfshirë në afera korrupsioni.

Por skandali i zbuluar nga FBI, tregoi se edhe Charles McGonigal e Agron Neza, kanë qenë “KÇK” që vepronin nën hijen e kryeministrit Edi Rama, të cilat prej 6 vitesh, zhvatnin  çfarë mund të zhvatnin në Shqipëri, me premtime, mashtrime e kërcënime në emër të FBI.

Me skemën “Kap çfarë të kapësh”, vepruan Charles McGonigal e Agron Neza, kur në këmbim të nisjes së hetimit për Lulzim Bashën, kryeministri u dha koncesionet e zonave të naftës, ndërsa nëpërmjet sekserit Dorjan Duçka, u dërgoi 225 mijë USD shpërblim.

“Kap çfarë të kapësh”, ishte dhe marrja nga 25% kapitale me vlerë 1 USD, në kompaninë e konsultimeve juridike të koncesionarit Shefqet Dizdari, që Edi Rama i dhuroi zonat e naftës.

Tipik “KÇK” me “thasë milionash”, ishin kërcënimet që Charles McGonigal e Agron Nezaj u bënin ministrave, ish-ministrave, drejtorëve, kryebashkiakëve, politikanëve, oligarkëve dhe gjyqtarëve e prokurorëve me sanksionin “non grata”.

Disa të molepsur si Damian Gjiknuri, Taulant Balla, Belinda Ballukut, Dritan Agolli i FSHZH, Pëllumb Salillari, Rrok Gjoka e deri Safet Gjicit, sekseri Agron Nezaj që hiqej si “Agjent special i FBI për Anti-mafien në Ballkan” dhe pensionisti Charles McGonigal, i mashtronin se gjoja ishin futur në listat zeza për “non grata” dhe do hiqeshin.

Disa të tjerë si Ardi Veliu, Ëngjëll Agaçi, Ceno Klosi i Tatimeve, Gent Gazheli i Doganave etj., McGonigal e Agron Nezaj, i trembnin duke u treguar letra false, se po i hetonin dhe po u bënin gati dosjet për “non grata” e sanksione financiare.

Të njëjtën skemë, dy miqtë “KÇK” të Edi Ramës, kanë përdorur edhe me shumë gjyqtarë e prokurorë para dhe pas “Veting”-ut, si dhe me shefa të SHISH, drejtorë policie e trafikantë ndërtues, të cilët paguanin haraçin për të shpëtuar nga fantazma e damkës “non grata”.

Në fakt, skema ishte mashtrim, pasi nëse mashtruesit Charles McGonigal e Agron Nezaj, do kishin fuqi të bllokonin apo hiqnin  vendime “non grata”, do t’ia kishin hequr 3 miqve të afërt të bablokut: Vangjush Dakos, Tomë Doshit e Aqif Rapikit, për të cilët thuhet se i kanë dhënë “thasët” paradhënie me mirëbesim të Edi Ramës. /Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej