Me drogë në mbathje, tentoi ta fuste brenda në burg, arrestohet polici

Ndalohet një punonjës policie në tentativë për të futur lëndë narkotike në burgun e Drenovës në Korçë. Pak minuta më parë, gjatë kontrollit, punonjësit të policisë Nevis Ibrahimi, i është gjetur një sasi cannabis në trup.

Nuk dihet ende sasia e drogës pasi pritet të peshohet ndërsa punonjësi i policisë u arrestua në kushtet e flagrancës. Mësohet se policit ju gjet droga e fshehur tek rrobat e brendshme ndërsa nuk ishte e ndarë në doza. Pritet sektori i antidrogës për ta peshuar dhe për të vijuar me veprimet si edhe SHKB e burgjeve.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej