Kandidatja e Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Vaut të Dejës, Klomentina Drini, ka deklaruar se merr vazhdimisht kërcënime nga partitë e tjera politike se nuk do të shohë më dritën e diellit nëse vjen në pushtet.
Drini, në një intervistë për gazetaren Elisa Gjerani, pohoi se nuk e ka presionin e askujt.
Ajo tha se ajo është shkarkuar në të shkuarën nga puna, i kanë shkarkuar edhe punonjësit, por ajo përsëri nuk u është përgjigjur këtyre.“Presioni është i formatit të tillë se nesër kur të vij unë në pushtet ju nuk do të shikoni më dritën e diellin, dhe nuk ndodh vetëm nga Sali Berisha, por edhe nga të tjerët. Ndaj deklaratat e mia kanë marrë frymë pasi e dinë se unë nuk ha presion, sepse unë jam shkarkuar nga puna dhe më janë shkarkuar dhe punonjësit e mi dhe ne sërish nuk jemi trembur. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me zotin Hila, ai e di se unë nuk e ha presionin. Mund të ndodhin gjëra të tjera më të rënda. Atje është një zonë ku çdo ditë pritet që të ndodhë një gjë. Jemi në një zonë që luftojnë për një karrige siç mund të luftojnë për mbijetesë”, tha ajo.