“Më mori 160 mijë euro”/ Denoncimet që çuan në burg ish-drejtoreshën e Bashkisë Viola Sterjon

Janë zbardhur disa nga rastet e mashtrimit që çuan në burg ish-zyrtaren e AKSHI-t, Viola Sterjo.

Hetimi për të ka nisur pas kallëzimeve të disa qytetarëve nga Korça për faktin se Sterjo u kishte marrë shuma të konsiderueshme parash me qëllim influencimin te AZHBR për dhënien e fondeve në favor të tyre.

Në 12 dhjetor 2022 në prokurorinë e Korçës është bërë një kallëzim nga një qytetar, i cili kishte një pronë në Voskopojë dhe që donte të ndërtonte aty një hotel. Ai përmes një të njohuri kishte takuar Viola Sterjon, punonjëse e AKSH-it në atë kohë, e cila i kishte premtuar se do të ndërhynte tek AZHBR për të përfituar një grand.

Fillimisht denoncuesi i ka dhënë Sterjos 57 mijë euro dhe 1 milion lekë. Por ky nuk është mashtrimi i vetëm i Sterjos, një tjetër qytetar nga Pogradeci gjithashtu ka bërë denoncim se i ka dhënë asaj shuma të ndryshme, si 9 dhe 28 mijë euro, në mënyrë që ajo të ndërhynte te AZHBR për të përfituar një grant prej 1.2 milionë euro për një bujtinë.

Një denoncues i tretë pohon se i ka dhënë Sterjos 160 mijë euro pasi ajo i ka premtuar një grant prej 2.2 milionë euro. Pas disa muajsh denoncuesi i cili nuk e kishte përfituar grantin i ka kërkuar Sterjos t’ia kthente shumën e lekëve të dhëna. Por ajo vijonte mashtrimin duke i thënë se granti do të rritej nga 2.2 milionë euro dhe do të shkonte në 4.5 milionë euro.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej