Policia e Tiranës ka nisur hetimet për një 20-vjeçar pasi ka trembur nxënësit dhe mësuesit e një shkolle në Farkë.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi me ininciale F.Sh, ditën e djeshme në oborrin e një shkolle, në Farkë, ka qëlluar në ajër me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 20 vjeç, sepse më datë 04.05.2023, në oborrin e një shkolle, në Farkë, Tiranë, ka qëlluar në ajër, me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve.
Pistoleta imituese u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.