Me tenxhere makaronash/ Njihuni me “perlën” e gjyqtares së Shkodrës Arta Llazari

Nje denoncim i çuditshëm ka mbërritur në redaksinë e ShkodraNews, ku denoncuesi pretendon se gjyqtarja Arta Llazari lëshon urdhra mbrojtje “pa hesap”. Me një foto tenxhereje makaronash merr një urdhër mbrojtje pretendon denoncuesi. Nëse nga regjistrimi audio i seancave gjyqësore rezulton i vërtetë KPK duhet të mbajë të qeshurat kur të dëgjojë këtë denoncim:

Denoncimi i plotë:

Pershendetje ShkodraNews, ju bej me dije se gjyqtarja e Shkodres Arta Llazari leshon urdhra mbrojtje me nje tenxhere makaronash. Konkretisht ne vendimin nr.216(4431) dhene ne daten 25.10.2022 kjo gjyqtare vendos ne favor te nje personi me probleme te shendetit mendor duke i dhene urdher te menjehershem mbrojtje pasi ai kishte sjelle nje foto me nje tenxhere makaronash te hedhur ne toke. Personi pretendonte se e kishin helmuar me substanca te ndryshme. Vete gjyqtarja permes pyetjeve te njepasnjeshme e shikon gjendjen e renduar te shtetasit dhe me gojen e saj i thote sekretares : A shikon sa rendesi ka shendeti mendor?

Mirepo ne menyre sa te papritur aq dhe qesharake kjo gjykatese i jep te drejte ketij personi me te meta mendore i cili me gojen e tij e pranon se me kane shoqeruar ne spitalin psiqiatrik.

Absurdi arrin kulmin kur kjo gjyqtare pasi vendos mbi urdherin e menjehershem te mbrojtjes nuk cakton nje date per seancen e verifikimit te urdherit te mbrojtjes duke shkelur haptas nenin 16 dhe 20 te ligjit Nr.9669 date 18.12.2006, i ndryshuar per masa ndaj dhunes ne marredheniet familjare.

I bej thirrje KPK te hetoje mbi kete rast skandaloz.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej