Mediet e huaja: Mafia shqiptare, pjesë bandave më të mëdha në botë, zbulon sekretet e kartelit

Ekuadori është kthyer në eksportuesin e tretë më të madh të drogës në botë.

Në Ekuador ushtrojnë veprimtari kriminale tre nga organizatat më të mëdha kriminale ndërkombëtare, të sepcializuara në trafikimin e lëndëve narkotike.

Sigurisht mes tre bandave të mëdha të drogës nuk kishte si të mungonte banda shqiptare.

E para është banda e quajtur “Sinaloa Cartel”, e cila operon në Ekuador që prej vitit 2009.

I dyti është karteli i gjeneratës së “Re Jalisco”.

Ndërsa vendin e tretë e zë mafia shqiptare, e cila sipas medieve të huaja ka nisur aktivitetin e saj kriminal në Ekuador në vitin 2014, raporton media spanjolle.

Kjo bandë bashkëpunon me mafien e ashtuquajtur “R7”.

Të gjitha këto grupe financojnë dhe kontrollojnë rrugët e transportimit të kokainës nga ajri dhe deti.

Sipas autoriteteve ekuadoriane, bandat luftojnë deri në vdekje për të kontrolluar territorin deri te transporti i drogës.

Kartelet Jalisco dhe Sinaloa dhe mafia shqiptare blejnë kokainën nga bandat kolumbiane dhe më pas e zhvendosin përmes kufirit verior, përmes Esmeraldas.

Shumica e dërgesave nga këto provinca transportohen në SHBA dhe Evropë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej