Menaxherja e lokalit ku u helmuan 3 persona kërkon hetim: Uji ishte i ambalazhuar

Sonila Kruja, menaxherja e restorantit ku janë helmuar 3 personat mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ka reaguar duke treguar si ka ndodhur ngjarja.

Ajo thotë se shishja e ujit ka qenë e ambalazhuar dhe ngjarja nuk ka lidhje me lokalin, ndërsa kërkon zbardhjen e ngjarjes nga policia.

“Shishja e ujit ka qenë  e ambalazhuar, ky ujë serviret në lokalin tonë prej vitesh dhe nuk kemi pasur  asnjë lloj incidenti. Kemi njoftuar organet kompetente, kemi dorëzuar kamerat e sigurisë dhe jemi të hapur ndaj të gjitha organeve ligzbatuese për çfarëdolloj kërkese. Nuk ka pasur asnjë lloj neglizhimi  nga ana e stafit. Inkurajojmë organet kompetente për zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes në mënyrë që t’i kthehemi normalitetit dhe të mirëpresim klientët tanë. mbrëmë lokali ka qenë plot dhe të gjithë kanë konsumuar të njëjtin ujë, por askush tjetër nuk ka shfaqur asnjë shenjë helmimi”, tha menaxherja e lokalit.

Mësohet se janë kryer analizat edhe të sasisë tjetër të shisheve të ujit të gjetura në lokal dhe kanë dalë të gjitha normale, ndërkohë që shishja që ka shkaktuar helmimin e tre personave është sekuestruar në kuadër të hetimeve.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej