Mentor Kikia reagon i zhgënjyer: Nuk pres produkt, sa herë dështojmë në zbatim, ashpërsojmë ligjet

Analisti Mentor Kikia thotë se ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale nuk do të sjellin asgjë të re. Në studion e MCN TV, ai u shpreh se praktika e ashpërsimit të ligjit sa herë dështon zbatimi i tij nuk ka prodhuar asnjëherë rezultate pozitive.

“Sa herë ne përballemi me pamundësinë për ta zbatuar ligjin, e ashpërsojmë atë. Kjo nuk prodhon asnjë produkt. Më mirë një ligj i butë dhe i zbatueshëm, sesa një ligj i ashpër, i pazbatueshëm. Ligji po nuk u zbatua, nuk ka asnjë lloj impakti. Mbrojtja e të dhënave personale është detyrim i shtetit”, tha Kikia.

Lidhur me mundësinë e ndërtimit të një porti ushtarak në Durrës, Kikia tha se një plan i tillë është pozitiv në aspektin e çështjeve të sigurisë.

“Është histori e vjetër, i vetmi zhvillim është fakti që Shqipëria i ofron NATOS që në të njëjtin vend të bëjë vend për një port ushtarak. Është zhbërë baza e Shëngjinit, e Porto Palermos. Oferta për një port ushtarak për llogari të NATO-s nuk ka asgjë të keqe në aspektin e çështjeve të sigurisë. Porti nuk po zhvendoset për llogari të NATO-s, por për llogari të tjera. Lajmet me NATO dhe baza ushtarake tërheqin gjithmonë vëmendjen”, tha Kikia.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej