Mesazh apo mallkim? Në të njëjtën tavolinë ku u ekzekutua sot Naim Bajri ishte ulur edhe Fatos Ferracaku kur e vranë

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi mafioz mëngjesin e sotëm i Naim Bajrit në tregun e Peshkut në Shkodër.  Ai u qëllua teksa ishte duke pirë kafe në një lokal anë rrugës, ndërsa persona ende të paidentifikuar u afruan dhe derdhën 10 plumba në drejtim të tij, ku 7 prej tyre i mori në trup duke mos patur asnjë mundësi shpëtimi.

Naim Bajri u ekzekutua në të njëjtin vend ku u vra në 18 nëntor të vitit 2018 Fatos Ferracaku. Madje, burime bëjnë me dije se në momentin kur u qëllua, Naim Bajri ishte i ulur në të njëjtin vend ku ishte ulur mesditën e 18 nëntorit 2018 edhe Fatos Ferracaku teksa do të qëllohej për vdekje.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej