Mesazhi mafioz i zotit Lam për regjistrat e dubluar

Në këtë listë mungonte bashkia e Durrësit, pasi siç dihet, edhe pse formalisht atje është një kryebashkiake pak e njohur, kryetar real është “Gjushi” i shpallur “Non Grata” prej qeverisë së SHBA, si koordinatori i mafias më të frikshme në vend.

E gjithë grabitja e ndodhur në bregdet apo edhe në të gjithë vendin, është legalizuar nga Artan Lame, i cili që prej vitit 2013, pra prej 9 vjetësh, është në krye të regjistrave pronësorë në Shqipëri.

Janë legalizuar në heshtje në këmbim të parave një mori hotelesh që nga Velipoja e deri në Ksamil, të cilët janë ngritur në toka të vjedhura, të mbivendosur, ku ka konflikt të qartë pronësor, e nuk u është dhënë certefikata shumë të tjerëve, të cilët nuk kanë pranuar të paguajnë, edhe pse toka e tyre është pa konflikt, e blerë normalisht, e që në të shkuarën ka histori pa probleme pasi ka qenë objekt shtetëror si shtëpi shëndeti apo objekt tjetër socialkulturor.

Ndërsa Artan Lame del e thotë tani se në regjistra mungojnë mijëra faqe të regjistrimeve të pronave për Tiranën. Një mesazh mafioz i pastër si për t’i thënë të gjithëve që kanë marrë tapi trualli të grabitur, të rrinë të qetë se ata nuk do t’i shqetësojë kush.

Një zyrtar normal i shtetit shqiptar, sapo të ishte raportuar mbi problemet në regjistra, do ta kishte përgatitur dosjen, e menjëherë pa postë por vetë, duhet ta kishte dërguar në SPAK. Duke i nxitur prokurorët që të punojnë shpejt, e ti ndihmojë ditë përditë me dokumentacion për kryerjen e hetimeve.

Por Lame doli e dha lajmin që kush ka bërë zullume me pronat, të blindojë dokumentet në mënyrë që të jenë sa më të pakontestueshme nga gjykatat, pasi në regjistra nuk figurojnë.

Ishte krejt absurd mesazhi i Lames, sikurse kanë qenë absurde të gjitha deklaratat e tij të këtij lloji. Në asnjë vend të botës njerëzit nuk e njohin kryeregjistruesin e kadastrës, ai nuk ka fytyrë, por është një zyrtar që bën vetëm punën. E cila ka të bëjë me thelbin e dinjitetit dhe legjitimitetit të një shteti. Një dokument pronësie është fiks si monedha kombëtare, pasi përmban vlerë, madje shumë më të madhe se pasuria monetare.

Në një vend normal, pikërisht pas deklaratës së Lames për mungesën e regjistrave, duhet të niste një hetim kryesisht nga prokuroria. Përse ai nuk e ka raportuar ligjërisht këtë fakt, kur drejton institucionin e kadastrës tashmë prej 5 vitesh? Në pranga sot ka zyrtarë që vuajnë dënimin jo për ndonjë shkelje të kryer nga ata vetë, por pikërisht pasi janë akuzuar për mosveprim që shkelja të mos kishte ndodhur. Kjo është më e pakta!/Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej