Mesazhi misterioz nga një numër i panjohur i “shpëtoi jetën” drejtoreshës në Shkodër

Një mesazh në telefonin e Drejtorëshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësorë në Shkodër, Sudia Kukës, ka qenë shpëtimi i saj nga shpërthimi i mundshëm.

Burime për mediat pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se Kuka ka marrë një mesazh në telefonin e saj, nga një numër i panjohur ku është njoftuar për lëndën plasesë në mjetin e saj.

Menjëherë pas këtij mesazhi ajo ka marrë në telefon forcat e policisë së Shkodrës të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë kërkuar evakuimin e të gjithë institucionit.

Në dëshminë e saj Suida Kuka u shpreh se nuk e njihte atë numër dhe se nuk është në konflikt me asnjë person.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në të gjithë lagjen, Vojo Kushi për të parë levizjet e dyshimta dhe personin me motor që dyshohet se ka vendosur lëndën eksplozive.

Ende nuk ka një pistë hetimi nga ana e policisë së Shkodrës megjithatë ajo çfarë bëjnë më dije burimet mesohet se po hetohet në lidhje me pozicionin e punës së Drejtoreshes Kuka.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej