Mësoni si GALAKTIKU “profesor Fredi” nënvlerëson dhe filmon pa autorizim klientët e palestrës

Një denoncim i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e ShkodraNews. Një qytetar shkruan se tek palestra XXL në qendër të Shkodrës, pranë Bar Restorant Chicago, klientët nënvlerësohen në një mënyrë të padëgjuar më parë si dhe filmohen, mbase dhe me shumë, pa deshirën e tyre.

Lexoni denoncimin:

Përshëndetje ShkodraNews, dua të denoncoj një rast abuziv që më ndodhi mbrëme tek palestra XXL, pranë bar restorant Chicago me pronar Alfred Mulaj, i njohur gjerësisht në qytet si “profesor Fredi”. Teksa po bëja normalisht workout-et që lexoj rregullisht në Google një djale më afrohet dhe thotë më liro pajisjen të bëjmë me radhë se kështu funksionon. I habitur e dëgjoj, nuk pranoj ta liroj pajisjen, vendos dhe njëherë kufjet e vazhdoj normalisht stërvitjen.

Në menyrë të çuditshme, por jo dhe shumë duke patur parasysh të kaluaren komuniste të Shqiperisë, djali shkon të ankohet apo “spiunojë” (nuk jam në gjëndje ta përcaktoj) tek “profesor Fredi”.

Të dy bashkë mësyjnë drejt meje ku profesori me gishtin tregues përpjetë, në mënyrë urdhëruese dhe arrogante më urdhëron të çohem nga pajisja tek e cila kisha dhe 3 sete për të bërë.

U shtanga.

Reagimi i parë instiktiv nga zemërimi që ndjeva ishte t’i godas, të dy.

Do kishte pasoja për të tre sido që të shkonte, më erdhi një mendim në kokë, shqiptaret vriten pse me sheh e jo më pse më godet. Me një qetësi olimpike që nuk e kisha përjetuar ndonjëherë i them që kjo që po bën është e padrejtë. Un kam workout me sekonda dhe kam paguar lekët për të përdorur palestren brenda orarit të percaktuar. Pronari të gjejë zgjidhje duke shtuar pajisjet, duke mos lejuar tejmbushje të palestres mbi kapacatitetin qe përballon ose fundja të gjejë nje zgjidhje pa më bezdisur mua se fundja biznesi për të zgjidhur probleme është. Unë kam paguar lekët dhe presupozohet të jem mbret për atë kohë në atë vend për atë shërbim që kam paguar, as më shumë e as më pak nuk po kërkoj.

Mora pergjigjen më idiote të mundshme: Këtë e dinë të gjithë se te kjo palestër kështu funksionon. Ku është e shkruar pyeta. Përgjigjen besoj e imagjinoni…

U ndjeva i lënduar dhe kërkova të më kthejë lekët e mbetura të muajit që kisha parapaguar. Patjetër, eja merri më tha profesor Fredi në sy të shumë njerëzve që mezi po prisnin të kërciste grushti.

Tek recepsioni ngela pa fjalë. Shikoj që më kishte fotografuar në kompjuterin e tij pa dijeninë time. E bën sistemi automatikisht më tha.

Në punën që bëj kam mësuar se në bazë të Kodit të Procedures Penale, neni 221, Kufijte e lejimit, kjo përbën vepër penale e kryer me dashje e cila dënohet me burg. Me këtë rast i bëj thirrje ndonjë prokurori të ndershëm ose jo të kryejë hetime mbi këto abuzime.

Perpiqem t’ja shpjegoj dhe njëherë profesor Fredit që ky veprim që ka bërë pa dijeninë time është i paligjshëm, përgjigjen që mora ju ftoj ta provoni vetë tek palestra XXL pranë bar Chicago./ShkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej