Militantët e mbajnë Berishën si “veshka mes dhjamit”, i dhurojnë mini-statujën e Isa Boletinit

Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pasi sollën një grumbull të konsideruar shqiptarësh në shesh, janë “ulur” të ngazëllyer për t’i bërë sehir kokërrave që i hipin e zbresin podiumit.

Dozat e humorit të Doktorit janë rritur pak më shumë falë kujdesit të shtuar të një prej ithtarëve të tij, i cili i ka bërë një surprizë të veçantë: një statujë në miniaturë të Isa Boletinit.

Dhuratën e Berishës e ka marrë Kryemadhi, për t’ia kaluar më pas për çështje sigurie Berishës. Pasi e ka “inspektuar” për disa sekonda, Berisha ka vënë buzën në gaz dhe më pas ia ka kaluar “thesarin” truprojës së tij, për ta siguruar në një vend larg turmës.

Me shumë gjasë për t’ja shtuar koleksionit të tij në zyrë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej