Ministri reagon pas arrestimit të Dan Hutrës: Vrasjet mund të ishin shmangur, nëse do ishte në burg nga sistemi i drejtësisë

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me arrestimin e Dan Hutrës, i cili ditën e sotme vrau tre gra në Tiranë dhe plagosi 3 të tjera, ku më pas u arratis për disa orë.

Ai shkruan se kjo ngjarje e rëndë mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skedën e tij kriminale, ndërsa falenderon punonjësit e Policisë për punën e kryer për kapjen e tij.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamëz. Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale. Edhe njëherë Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë. Ngushëllime familjeve të viktimave!”, shkruan Çuçi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej