Ministria e Brendshme i jep të dënuarit me burg, tender 2.5 miliardë lekë për ushqimin në Akademinë e Policisë

Ministria që gjurmon dhe lufton krimin, ia dha tenderin me Certifikatë Sigurie false biznesmenit, kur sipas ligjit, personat e dënuar nuk lejohen as të futen brenda institucioneve ushtarake e jo të ofrojnë ushqim për trupat studentore policore e të kryejnë marrëdhënie ekonomiko-financiare me to. Ndërsa biznesmeni i dënuar Nikolin Jaka, i firmës   “SORI-AL Shpk”, ka të drejtë të futet lirshëm për 3 vite te zona policore
Ndërkohë që jepet alarmi edhe nga NATO e EUROPOL, për zbatimin e ligjit të sigurisë në institucionet, njësitë, bazat e shërbimet ushtarake, vetë Ministria e Brendshme e shkel hapur këtë ligj në një nga qendrat policore, duke krijuar marrëdhënie punësh me persona të dënuar me burg.

Konkretisht, më 15 Gusht 2022, Ministria e Brendshme, nëpërmjet Agjencisë Shtetërore të Prokurimeve të Përqëndruara, që është strukturë në vartësi të plotë e të vetme nga Ministri Bledar Çuçi, i ka dhënë një tender me vlerë 2.5 miliardë lekë firmës “SORI-AL Shpk”.
Pronar i kësaj firme është shtetasi Nikolin Jaka, me dosje penale ‘i arrestuar e dënuar burg për falsifikim, mashtrim dhe korrupsion me tenderët e rrugëve në vitin 2008, kur ka qenë Zv/Ministër i Transportit dhe Punëve Publike’.

Sipas ligjit “Për prokurimet Publike, personat e dënuar penalisht, me çfarëdo mase të formës së prerë, nuk duhen pranuar në tendera shtetërorë, as për lyerje, pastrim pusetash e vaditje lulesh”.

Madje para fillimit të tenderit, autoriteti kontraktor e ka detyrim, që çdo biznesmeni t’i kërkojë “Dëshmi Penaliteti”, por dhe Certifikatë Sigurie, kur tenderi është për punime e shërbime nëpër Ministrira e institucione të sigurisë.

Në rastin konkret, firma “SORI-AL Shpk” e të dënuarit Nikolin Jaka, jo vetëm ka marrë tender nga Ministria e Brendshme, me vlerë 2.5 miliardë lekë e për 3 vite, por objekt i këtij tenderi, është furnizimi me ushqim të gatshëm i studentëve të Akademisë së Policisë.

Nuk themi, që Nikolin Jaka do helmojë studentët e policisë, sepse ai është mik punësh me ortakun trafikant Roland Ziu, të Ministrit Çuçi; por thjeshtë, këtë shërbim specifik me risk jete, ligji nuk lejon ta bëjnë persona të dënuar apo që janë nën hetim për krime të çdo lloji.
Mirëpo Ministri Bledar Çuçi e lejoi vartësin e tij Endri Mullai, të Agjencisë së Tenderëve, që shërbimin e gatim-furnizimit të ushqimit për studentët e Akademisë së Policisë, ta bëjë firma “SORI-AL Shpk”, me pronar të dënuar me burg.

E sikur të mos mjaftonte kjo shkelje e rëndë e ligjit për sigurinë në institucionet policore, tenderi është dhënë pa garë e me 99.99% të fondit limit, kur sipas ligjit, për prokurimet në vlera të mëdha, tenderi nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen e 3 firmave.

Sipas burimeve që ka “Pamfleti”, Ministria e Brendshme ka futur në dosjen e tenderit, Dëshmi Penaliteti e Certifikatë Sigurie false të pronarit. Më tej, këtë skandal le ta hetojë SPAK./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej