Ministrja e Arsimit zbulon afatet e regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë dhe të dhjetë, përmes e-Albania

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë publike afatet e regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë dhe të dhjetë, përmes e-Albania.

Prindërit do të mund ta regjistrojnë fëmijën pa pasur nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë.

Afatet e regjistrimit do të jenë: Për klasat e para 4 – 17 korrik. Për klasat e dhjeta 12 – 24 korrik.

Postimi i ministres Evis Kushi

Të dashur prindër dhe mësues,

Nisur nga përvoja e vitit të kaluar për pilotimin e regjistrimit elektronik të nxënësve në shkollat e qyteteve qendër qarku, si dhe duke reflektuar të gjitha sugjerimet e ardhura nga ju për përmirësimin e procesit, këtë vit ia dolëm që në të gjitha shkollat e vendit regjistrimi në klasën e parë dhe të dhjetë të bëhet nëpërmjet sistemit e-Albania.

Prindërit do të mund ta regjistrojnë fëmijën në vetëm një minutë, pa pasur nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë, të presin në radhë apo të harxhojnë kohë dhe energji.

Afatet e regjistrimit do të jenë si më poshtë:

Për klasat e para 4 – 17 korrik.

Për klasat e dhjeta 12 – 24 korrik.

Ne jemi të angazhuar maksimalisht që të gjitha shkollat tona të ofrojnë arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe të barabartë për nxënësit, si në qendër ashtu edhe në periferi të çdo bashkie. Prandaj e vlerësojmë shumë mirëkuptimin tuaj për të regjistruar fëmijët në bazë të vendbanimit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej