Miratohen ndryshimet në qeveri, sa vota morën Belinda Balluku dhe Majlinda Dhuka

Kuvendi ka miratuar me shumicë të thjeshtë votash ndryshimet në qeveri. Vendimi i Ramës për t’i dhënë Belinda Ballukut edhe postin e zv.kryeministrit krahas atij të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë mori 76 vota.

Po kaq vota mori edhe vendimi për Majlinda Dhukën si kryenegociatore e Shqipërisë me BE-në. Opozita votoi kundër duke mbledhur gjithsej 32 vota.

Balluku mori kështu postin e Arben Ahmetajt, i cili tashmë është një deputet i thjeshtë, kurse Dhuka zëvendësoi në detyrë Zef Mazin.

Seanca e sotme e Kuvendit u zhvillua vetëm për të miratuar ndryshimet në qeveri dhe nuk pati debat, gjë që shkaktoi reagimin e opozitës, të cilët thanë se Nikolla nuk u dha fjalën për të fshehur aferat që sipas tyre është përfshirë kryeministri Rama.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej