Misteri që fshihet pas kartëmonedhave, eksperti: Pse Fatos Nano thoshte që forca e majtë është progresiste

Eksperti i okultizmit, Altin Bogdani ka shpjeguar çfarë fshihet pas figurave në kartëmonedhave. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar fillimisht arsyen pse janë zgjedhur kartmonedhat dhe si ndikojnë ato te shëndeti i njëriut.

Kartmonedha është praktike dhe syri i çcdo qënie njerëzore është i ekspozuar ndaj çdo kartmonedhe. Kemi të bëjmë edhe me arketipet e energjisë, të cilat janë mbi 432 dhe kanë strukturën e tyre harmonike.

Ne si qënie njerëzore duhet të jemi të ekspozuar ndaj strukturave gjeometrike dhe trupave gjeometrik që janë asimetrik. Kështu vijnë edhe çrregullimet mendore, fizike, psikologjike, shpirtërore deri fizike.

Monedhat janë të qëllimshme, për arsye që të mbajnë një ekuilibër shëndeti, mendor, psikologjik dhe fizik.  Nuk janë dashakeqëse. Ne jemi moshë maxhorene dhe ne duhet të kuptojmë që deri në vitet ‘90 që ne gjasme hanim ushqime bio dhe ishim të lumtur, ndërsa jeta mesatare e një njeriu në Shqipëri shkonte 60 vjeç. Tani ti e ke Tiranën full me 90-vjeçar. Edhe bota që është rritur për 30 vjet është rritur gati 2 miliard njerëz”, u shpreh Bogdani.

Sipas ekspertit, ngjyra e kuqe korrespondon me elementin e zjarrit, ngjyra blu me elementin e ujit, forcat liberale dhe konservatore.

“Ngjyra e kuqe korrespondon me elementin e zjarrit, ngjyra blu me elementin e ujit, forcat liberale dhe konservatore. Këto ndahen në dy kategori dhe simbolikat ndahen në dy ngjyra. Praktikisht, e kuqja ose zjarri janë risi. Prandaj nga vitet 2000 Fatos Nano thoshte që ne forca e majtë jemi forcë progresiste. Kurse forcat konservatore e konservojnë, e shuajnë atë”, shtoi ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej