Mjeku i 31-vjeçarit që goditi Berishën konfirmoi se është i sëmurë mendor, publikohet video e Gert Shehut: Ajo goca iku me elefantin rus

“Çrregullim psikotik i papërcaktuar’. Kjo është diagnoza nga e cila vuante Gert Shehu 31-vjeç i cili sot në mesditë goditi me grusht në fytyrë Sali Berishën.

Mjeku Sadik Lala konfirmoi se Shehu ishte pacient i tij që prej vitit 2018 dhe se dokumenti është lëshuar nga ai vetë.

Sakaq, së fundmi është publikuar dhe një video e 31 vjeçarit ku shihet se është vënë në lojë.

Siç shihet në pamje, personi që e filmon e pyet për një vajzë dhe përgjigja e Shehut është se ajo u largua me një elefant rus.

Gerti Shehu: Këtë paketën do ta ndaj me atë çunin dhe 10 cigaret e ngelur nuk do ti pi më. Këto janë 10 të fundit.

Djali që e filmom: Më fol për atë gocën që po flisje!

Gerti Shehu: Iku ajo me elefantin rus!

Djali që e filmon: Sheh Lizën ti në botën e çudirave!

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej