Monika u thirr në SPAK si kallëzuese. Po kur do thirret si e kallëzuar me burrin e vëllain?

Ditën martë, Monika Kryemadhi u thirr në SPAK, me statusin e kallëzueses për aferën korruptive të landfillit të Tiranës, ku siç deklaroi, dha sqarime për provat që ka depozituar.

Pra, Monika Kryemadhi u thirr si kallëzuese e një afere financiare, për të cilën deri tani janë arrestuar dy drejtues të lartë politik të LSI e sekser të saj: ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe Alqi Bllako, sekretar i ministrisë, sekretar i Ilir Metës në Presidencë e më pas deputet i PS.

Por SPAK, duhet ta thërrasë Monikën, edhe si e kallëzuar për vjedhje, fshehje pasurie e krime ekonomike- financiare, bashkë me burrin Ilir Metaj, me vëllain Drini Kryemadhi e kunatën Manjola Kryemadhi, Administratore e Fakultetit të Drejtësisë.

Në ngarkim të sheikes Monika Kryemadhi, është regjistruar kallëzimi penal për vlerën 300 mijë Euro operacione plastike kryer në Itali, të cilat nuk i ka deklaruar në inspektoriatin e pasurive as si shpenzim dhe as burim i të ardhurave të tyre.

Po kështu, Kryemadhi është kallëzuar për veprën penale të korrupsionit e pastrimit të parave në grup, bashkë me vëllain Drini Kryemadhi, bashkëshorten dhe vjehrrin e tij, në vlera mbi 1 milionë Euro nëpërmjet bizneseve fantazma.

Është kallëzuar me dokumente, për dhurime nga 200 mijë Euro krushkut, për gjoja dhënie e shlyerje borxhesh nga 20-30 mijë Euro, sponsorizime fiktive të LSI e ryshfete 300 mijë Euro, marrë në formë pagash e shpërblimesh nga ish-firma e kualidimit të automjeteve, që ka pasur lidhje aksionesh ilegale me çiftin Metaj- Kryemadhi.

Në SPAK ka filluar hetimi i Çështjes Nr. 142/2022 ndaj Ilir Metës, lidhur me kallëzimin penal për grabitjen e floririt të Thesarit të Shtetit në tunelet ushtarake të Krrabës, fakt të cilin Sali Berisha e ka denoncuar dhjetëra herë në parlament e duhet thirrur si denoncues.

Në sirtarët e SPAK, është kallëzimi penal ndaj Ilir Metës, për aferën CEZ-DIA, po kështu një kërkesë për rihetimin e dosjes “Video-Prifti” dhe dëshmi-akuza e killerit Nuredin Dumani, që ka dhënë emra për vrasjet me pagesë të porositura nga Ilir Metaj.

Fakti që nuk po thirren, krijon dyshime se edhe drejtësia e re është e kapur nga ky çift trafikantësh, kontrabandistësh, porositës vrasjesh me pagesë e kryehajdutë, me shumë pasuri e miliona Euro të fshehura jashtë Shqipërisë. Ndryshe, përse nuk merren të pandehur?!/Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej