Është zbardhur dëshmia në gjykatë e shtetases Denada Çezmja, e cila së bashku me të fejuarin Shkëlqim Koçeku dhe shtetasin Sulltan Piraçi kanë marrë peng dhe kanë dhunuar shtetasin 31-vjeçar Elmi Sorra.
Sipas News 24, Çezmja ka mohuar përpara togave të zeza se i kishte marrë para borxh 30-vjeçarit dhe kërkoi lirinë duke argumentuar se i duhet të kujdeset për vajzën e saj të mitur.
“Donte të kishte një lidhje me mua. Ndaj më bezdiste. Nuk i kam marrë lekë borxh. Dua lirinë, kam një vajzë 14-vjeçe, mos më lini në burg, më lironi”, mësohet të jetë shprehur vajza.
Pas dëgjimit të të pandehurve, gjykata vendosi masën e sigurisë Arrest me Burg për Denada Çezmjan dhe të fejuarin e saj, Shkëlqim Koçeku. Ndërkohë që Sulltan Piraçi ndodhet në kërkim policor.
Fillimisht u raportua se gjithçka nisi pas një borxhi prej 30 mijë eurosh që Çezmja mësohet se ia kishte marrë 31-vjeçarit Ermal Sorra dhe që nuk ia kishte kthyer.
Pasi personi në fjalë i kishte kërkuar disa herë paratë e tij duke i telefonuar, vajza nuk kishte pranuar që t’ia kthente. Pas ankesave të shpeshta të vajzës, të dy miqtë e saj, kanë marrë peng për disa orë të riun dhe e kanë kërcënuar, madje kanë ushtruar edhe dhunë ndaj tij.
Por versioni i dhënë në gjykatë nga e pandehura rrëzon këtë version të hitorisë, megjithatë i mbetet grupit hetimor dhe gjykatës që të bëjë zbardhjen e plotë të ngjarjes.