“Mund të na rikthente në vitin 0”, Edi Rama flet për sulmin e Iranit dhe finacimin “me para ruse” të PD, pensionet dhe gradaçelat

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot rubrikën e tij të re për bashkëbisedim me qytetarët. Prej ditës së djeshme ai ka marrë pyetje dhe sot është duke u përgjigjur drejtpërdrejt. Interesi ka qenë i lartë për të ditur më tepër për sulmet kibernetike dhe rritjen e pensioneve.

Rama tha se sulmi ndaj shërbimeve qeveritare ishte i një natyre asgjësuese që mund të shkatërronte të gjitha të dhënat dhe t’i kthente shërbimet në vitin zero. Por sipas kryeministrit, ekipet përgjegjëse i rezistuan.

“Dhe po të shihni raportin e ekspertizës me të lartë ndërkombëtare që ekziston sot nga Mikrosoft dhe agjencitë e SHBA e vërteta është që agresioni ka dështuar dhe sulmi nuk ka arritur qëllimin. Sulmi mund të na kishte cuar në vitin 0. Kjo nuk ka ndodhur. Sistemet tona u ringritën me shpejtësi. Ky është sukses dhe është fakt”, tha ai.

Po ashtu, kryeministri foli dhe për çështjen e hapur ditët e fundit për financimin “me para ruse” të Partisë Demokratike. Ai tha se kur socialistët e hapën atë vite më parë, u përqeshën dhe askush nuk e besoi.

Pyetjet dhe përgjigjet e kryeministrit Edi Rama:

Engjell Hoxha: Sa e përgatitur është Shqipëra për krim kibernetik, dhe sa të sigurta janë të dhënat tona?

Edi Rama: Ne kemi sulme të vazhdueshme prej vitesh por të një shkalle të ulët e shpejtësisë së penetrimit dhe gjithë këto flukse sulmesh të regjistruara nga institucioni që kordinon gjithë projektin e revolucionit digjital kanë qenë sulme të pasuksesshme ndërkohë që ky është një agresion i mirëfilltë luftarak. Në epokën e internetit dhe sistemeve. Një agresion i egër me qëllim të qartë zhdukjen përfundimtare të të gjitha të dhënave duke lënë një tokë të djegur nga pas. Ky është konkluzioni i ekspertëve që mbështetur në këtë përpjekje të përbashkët dhe të cilët sigurisht zoterojnë njohurinë më të madhe sot.

Ata të mikrosoftit, dhe ekspertët e agjencive të tjera të rendësishme të SHBA. Sulmi nuk arriti qëllimin. Dëmet janë shumë më të lehta sesa shkalla e densitetit, praktikisht janë kthyer në punë sistemet, të dhënat janë irrelevante sa i përket sensitivitetit. Shkresa që qarkullojnë në rrjetin e brendshëm dhe që mund të merren nga cdo i interesuar, dhe jo sekrete. Dicka tjetër është pretenduar. Përhapje e panikut. Kjo është situata sot, patjetër që kjo luftë vazhdon dhe patjetër që ne jemi në kushtet kur duhet të përballemi me sulme të tjera të mundshme. Dhe me domosdoshmërinë të rrisim mbrojtjen kibernetike.

Pyetje: Gradaciela të larta që të marrin frymën apo ylli me pesë cepa…

Edi Rama: Patjetër që problemet janë reale, sfidat janë reale. Inflacioni, rritja eksponenciale e cmimit të energjisë dhe shtrëngesën e madhe që po i ndodh botës për shkak të agresionit ushtarak. Dhe vështirësinë e madhe kur teorite e konspiracionit nuk kanë penges dhe dominojnë jo vetëm në Shqipëri po kudo.

Diana Levendi: Çmimet në stratosferë…Pensionet u ngritën pak…

Edi Rama: Kjo është sensitive dhe shqetësimi im i përditshëm. Dhe natyrisht sado që ngremë pensionet asnjëherë sdo mundemi ti themi vetes që kemi bërë mjaftueshëm. Por fakti është se ne kemi ndërhyrë për herë të parë në gjithë historinë e 10 viteve për të riindeksuar pensionet dy herë brenda një viti. Ne kemi një rritje afro 10% të pensioneve krahasuar me më parë. Për të bërë dy indeksime njërin në prill dhe tjetrin pikërisht duke nisur nga muaji tetor në mënyrë që ti gjendemi pensionistëve për goditjet nga inflacioni në ushqimet bazë. Ajo që është fakt është rritur mesatarisht me 15 mijë lekë, nuk është shumë, por është shumë më shumë sesa ishte në një situatë si kjo kur cdo rritje është e nevojshme për të përballuar këtë situatë.

Sidoqoftë inflacionin po e mbajmë nën kontroll relativ me vendet e tjera. Në rajon në Maqedonia e Veriut me 17 përqind apo serbia 13 përqind. Ndërkohë në gusht në Shqipëri është 6 %. Pra po e mbajmë njëshifror. Këto nuk janë shifrat e mia dhe të nxjerra nga qeveria por janë shifra të eurostat. Duhet bërë më shumë por ka dhe një element që rritja që vjen me valën e dytë të mbështetjes jo vetëm për pensionistët por edhe për të tjerët është një rritje e qendrueshme dhe do të konsolidohet vitin e ardhshëm ku do të bëjmë sërish indeksime.

Pyetje: Sulmet kibernetike, keni arritur një përfundim pse u sulmua Shqipëria? Çfarë ka ndodhur me sigurinë e TIMS apo e-albania? Dhe një pyetje e dytë për financimet ruse…

Edi Rama: Unë dua tju kujtoj të gjithëve që po e trajtoni me të drejtë këtë temë sepse ka riardhur pas publikimit të bërë nga SHBA se kjo nuk është një temë e re, aspak e panjohur për ne. Kjo është një temë që e kemi ngritur shumë prej jush dhe ata që e konsiderojnë një tjetër gur për luftën e brendshme na kanë përqeshur dhe askush prej një mase të madhe qoftë të medias e politikës përvec PS nesh, nuk ka marrë përsipër të shprehet në këtë drejtim.

Kujtoj ka qenë një front i madh i bashkuar për ta mohuar me të qeshur këtë cështje. Dhe ja ku jemi sot. Por këtë pyetje nuk mund të ma drejtoni mua. Por prokurorisë. Duhet tia drejtoni drejtësisë sepse në fund të fundit politika ka bërë zgjedhjet e veta dhe mediat kanë bërë zgjedhjet e tyre. Por drejtësia e ka trajtuar këtë cështje dhe nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Është për të ardhur keq sot shoh shumë të skandalizuar të tronditur jo se nuk na besonin ne, por se duhet të bënin detyrën e tyre.

Sa i përket pyetjes së parë unë e kuptoj shumë mirë që ka shumë konfuzion dhe keqkuptim të madh që pengon të shohim të vërtetën që ne kemi rezistuar me sukses ndaj sulmeve. Dhe po të shihni raportin e ekspertizës me të lartë ndërkombëtare që ekziston sot nga Mikrosoft dhe agjencitë e SHBA e vërteta është që agresioni ka dështuar dhe sulmi nuk ka arritur qëllimin. Sulmi mund të na kishte cuar në vitin 0. Kjo nuk ka ndodhur. Sistemet tona u ringritën me shpejtësi. Ky është sukses dhe është fakt.

Dhe ky konglomerat që njeri është i mirënjohur si një nga 10 grupet e terrorit kibernetik në botë, që nga Izraeli që është superfuqi e botës digjitale, tek arabia, kuvajti, qipro dhe sulmet kanë qenë të rënda. Kështu që dëmet…nuk pretendohet të bombardohesh dhe të kapësh gjithë bombat në ajër, kjo nuk ekziston. Ne tani kemi një plan që të përshpejtojmë projektin tonë të mbrojtjes kibernetike që kërkon një financim intesiv.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej