Myslim Murrizi kritika Berishës në Këshillin Kombëtar: Partia duhet të hapet, nuk fitohen votat me “Whatsapp”

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi nuk i ka kursyer kritikat në drejtim të Partisë Demokratike, ndërsa pohoi se partia duhet të hapet.

Ai kërkoi fjalën në Këshillin Kombëtar ku po votohet për strukturat e reja të partisë, ndërsa në sy të Berishës kërkoi që anëtarësia të ketë të drejtë vote.

Murrizi theksoi se votat nuk fitohen me Whatsapp.

“Kam parë anëtar që kanë anatemuar procesin. Nëse fitohet vota nëpërmjet whatsapp-it jemi të pabesueshëm para demokratëve. Nëse e mendoni që 6 marsi na solli në pushtet unë them se nuk e kemi kaluar lumin.

Sa nga të gjithë këta të votuarit nëpërmjet whataspp bëjnë atë që thotë Berisha. Janë të mirë, por për çfarë për miq., apo krushq. Çfarë është kjo grykësi…Miq më thonë me Lulin dhe Gazin e keni pasur betejën ? Të shikojmë se si votoi ai Këshilli Kombëtar, qershia mbi tortë Bardh Spahia nuk u votëbesoka brenda këtij Këshilli Kombëtar.

Nxirrini? Bëni thirrje nesër për protestë, sa njerëz vijnë nga pas. Unë e di që ëndërroni të gjithë për parlament , lërini të flasin, pa lekë e kemi të folurën…Çfarë vlerë ka që je anëtar Kryesisë pa votues”, deklaroi Murrizi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej