Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur, u gjet e pajetë në shtëpinë e saj

Këngëtarja Irene Cara ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare.

Fituesja e Oscar u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Florida.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur menaxherja e marrëdhënieve me publikun, Judith A. Moose, e cila ka shkruar: “Me pikëllim të thellë njoftoj vdekjen e Irene Cara në emër të familjes së saj”. Shkaqet janë ende të pazbuluara.

Cara u nominua për dy Grammy pasi mori pjesë në muzikalin ‘Fame’ në vitin 1980, për artisten më të mirë të re dhe për këngëtaren më të mirë të popit, ndërsa në vitin 1983 Flashdance i solli asaj një Oscar.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej