Është ndarë nga jeta muzikologia dhe njëkohësisht pedagogia Hamide Stringa. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga akademiku Vasil Sofokli Tole.
Profesore Hamide Stringa i përkiste brezit të dytë të muziktarëve profesionisë shqiptarë që studiuan në ish Bashkimin Sovjetik.
Ajo dha një kontribut të thelbësor fillimisht, si këngëtare në Teatrin e Operas dhe Baletit, si pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve dhe si muzikologe e studiuese përmes artikujve e botimeve të ndryshme.
Postimi i plotë i Vasil Sofokli Tole:
Ditën e mërkurë më 15 shkurt 2023, u nda nga jeta në Tiranë, muzikologe dhe këngëtarja, pedagoge dhe profesore Hamide Stringa.
I përkiste brezit të dytë të muziktarëve profesionisë shqiptarë që studiuan në ish Bashkimin Sovjetik. Dha një kontribut thelbësor fillimisht si këngëtare në Teatrin e Operas dhe Baletit, si pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve, si muzikologe e studiuese përmes artikujve e botimeve dhe si drejtuese afatgjatë e muzikës, në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve.
E kujtoj me respekt për mirësinë dhe profesionalizmin e Saj. E meritonte të përcillej me nderimet e duhura institucionale. E paharruar!