“Nderim për mikun e saj”, pse u vesh me të bardha Maria De Filipi në funeralin e Berlusconit?

Ditën e djeshme u mbajt funerali për Silvio Berlusconin, pranë studiove të Mediaset, ku në homazhet e kryera nuk munguan as figura të njohura të ekranit italian, mes të cilëve edhe ikona e prezantimit, Maria De Filippi.

Por, prezantuesja italiane tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, për shkak të veshjes së saj, që dallonte nga të tjerët në atë ditë zie, pasi ajo u pa e veshur me të bardha. Por, mesa duket nuk paska qenë e pa qëllimshme.

E bardha është një ndër ngjyrat e preferuara të Berlusconit, i cili thoshte: “Vishuni me të bardha, sepse e zeza nuk e lejon dritën të kalojë”.

Dhe Maria, si një mike e vjetër e tij, e ka ditur mirë këtë dhe ka vendosur ta ndjekë këshillën dhe në ceremoni.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej