Ndërroi jetë sot në Shëngjin, pushuesja nga Kosova është motra e regjisores së njohur, punonte si mësuese (EMRI-DETAJE)

Një pushuese nga Kosova ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj hëne në Shëngjin. Mësohet se gruaja 46 vjeçare që ka vdekur papritur në dhomën e saj të hotelit, është Trëndëlina Berisha.

Ajo kishte ardhur për të pushuar disa ditë në vendin tonë, në bregdetin e Shëngjinit, por këtë mëngjes ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Dy vite më parë, Trëndëlina Berisha ka humbur dhe motrën e saj. Regjisorja e njohur shqiptare e Kosovës, Burbuqe Berisha mbylli sytë papritur në vendin e saj të punës, në Ministrinë e Kulturës. Ajo kishte drejtuar edhe Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Dy vite pas kësaj vdekje, familja Berisha në Kosovë është tronditur dhe nga vdekja e vajzës tjetër, Trëndëlina Berisha. Vëllai, Dardan Berisha ka dhënë lajmin e trishtë, për ikjen e së motrës.

Burbuqe Berisha

“Të dashur miq dhe familjarë, Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, papritmas, na la më e dashura, motra jonë Lina! Ceremonia e varrimit do të jetë nesër. Për detajet, do t’ju njoftojmë më vonë”, ka shkruar ai.

Edhe shkolla ku Trëndëlina Berisha ishte mësuese dhe kishte mësuar me qindra nxënës, ka reaguar për lajmin e trishtë.

“Njoftojmë mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit se sot, më 12.06.2023, papritmas na u nda nga jeta për të kaluar në botën e përbotshme mësuesja dhe kolegia jonë e dashur, Trëndelina Berisha.

Mësuesja Trëndelinë dhe shumëdimensionaliteti i personalitetit të saj do të mbetet përgjithmonë simbol i shpërndarjes së dijes, pozitivitetit, punës, dashurisë, mirësjelljes e respektit ndër breza”, njofton shkolla fillore “Xhemail Mustafa” në Prishtinë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej