Ndërron jetë i plagosuri në Shkodër, mësohet se 9 vite me parë ishte arrestuar për…

Lulash Qepuri ka nderruar jete, pasi u plagos me arme zjarri ne Stom-Golem pak minuta me pare. Mesohet se viktima 9 vite me pare ishte arrestuar per posedim droge dhe arme.

Njoftimi i atehershem i policise:

Në pranga ra shtetasi Lulash Qepuri, 63-vjeç, banues në fshatin “Hot i Ri”, Komuna Rrethina, të rrethit Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore në lokalin dhe në banesën e tij ngjitur me lokalin, janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municione luftarake si dhe fara të bimës narkotike kanabis sativa.

Kështu, policia ka sekuestruar 1 armë zjarri Automatik mod.56, 1 armë zjarri tip Revolver shtatëshe, 262 copë fishekë të modeleve të ndryshme, fitila zjarr përcjellës, 111 copë kapsolla detonatorë, si dhe një qese prej 55 gram me fara të bimëve narkotike kanabis sativa.

Në lidhje me këtë ngjarje u kryen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Lulash Qepuri, i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Mbajtja të lëndëve narkotike”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej