Ndërron jetë në moshë të re këngëtari i njohur shqiptar

Ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare këngëtari shqiptar, Evans Rama. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familjarët e tij përmes një postimi në rrjetet sociale. Mësohet se ai vuante nga probleme të shëndetit të zemrës.

Evans Rama ka marrë pjesë në disa festivale, ku kryesisht ka bërë muzikë pop-rock. Ndërsa  dy vite më parë publikoi videoklipin me këngën “Gabimet falen”.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të të dashurit tonë Evans Rama. Varrimi bëhet ditën e Enjte, datë 20.04.2023 ora 14:00 në varrezat e “Sharrës”. Ceremonia mortore do të zhvillohet pranë ambienteve të “Funeral Home Alba 2000”. Tek rruga e Dibrës, pranë Medresesë”, njofton familja.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej