Ndërtimet pa leje/ Bushati: Rama do bëjë 2-3 arrestime sa të tërheqë vëmendjen nga kriza ekonomike

Analisti Andi Bushati ka kritikuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me aksionin për prishjen  e ndërtimeve pa leje.

Bushati u shpreh se do ketë dy ose tre arrestime për ata që kanë ndërtuar pa leje, në mënyrë që të tërhiqet vëmendja nga kriza ekonomike në vend.

Sipas tij, duhet t’i kërkohet llogari kreut të qeverisë, se përse ka lejuar ndërtime pa leje.

“Unë besoj se do kemi dy ose tre arrestime, dy ose tre rruspa, për t’iu thënë, o ju popull i pakënaqur, mos kini mendjen te çmimet, ndërkohë që unë 4 milionë euro i harxhoj vetëm për të pasur gjelbërim nnga dritarja ime. Kënaquni me viktimat që unë po hedh në arenë. Për mua vetëm kështu shpjegohet. Ne sot duhet të ishim dhe t’i kërkonim llogari Edi Ramës”, theksoi Bushati në emisionin “Now”.

Ditën e  djeshme Rama, ka reaguar në lidhje me aksionin për shembjen apo konfiskimin e ndërtimeve pa leje.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë u shpreh se është në pritje të rezultateve të hetimeve të nisura për të përcaktuar përgjegjësinë për ndërtimet, duke e hequr përgjegjësinë nga vetja dhe duke ia lënë inspektorëve dhe punonjësve të policisë të zonës ku janë kryer abuzimet.

Postimi i plotë:
KU ISHTE SHTETI KUR U NDËRTUA?
E kam ndeshur këtë pyetje në komente mbi operacionin më të fundit të qeverisë për shembjen apo konfiskimin e ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi. Pyetja në fakt është ku ishin inspektorët apo punonjësit e policisë së zonës ku janë bërë të tilla abuzime! Këtë do ta mësojmë nga hetimi që ka nisur paralelisht, ndërkohë që pa dashur të humbas kohën e askujt të cilit nuk i mbushet mendja, po as timen për t’iu mbushur mendjen atyre që s’duan, them se janë disa gjëra që duhen mbajtur parasysh nga të gjithë ata që janë të interesuar të informohen:

E para, sot këto lloj ndërtimesh janë ku e ku më pak se dje dhe janë ku e ku më pak, pikërisht sepse ka ku e ku më shumë shtet, ligj, rregull se sa deri dje, kur mbizotëronte rrumpalla e kudondodhur.

E dyta, kjo nuk është një ndeshje futbolli dhe as një betejë e vetme, me kronometër apo kohë të shkurtër. Kjo është një luftë e gjatë, ku avantazhi i shtetit dhe i ligjit në terren nuk merret kollaj, po merret hap pas hapi, me mund e durim të madh.

E treta, ky operacion bazohet në ndryshimet e reja ligjore, që dolën si mësim në rrugën plot kthesa e befasira të kësaj lufte dhe mbështetet në një vullnet të papërkulur nga vitet, për ta çuar këtë luftë të gjatë deri në fund.

E katërta, ka shumë të ngjarë që me mbylljen përfundimtare të rrugës së legalizimit dhe shembjen apo konfiskimin për interes publik të këtyre vëllimeve abuzive, të vuloset edhe fundi i kësaj praktike të neveritshme.

E pesta dhe e fundit, e cila është edhe personale dhe e kam me ata që më dinë si veten e tyre apo më akuzojnë, për gjëra që mesa duket do t’i bënin vetë po të ishin në vendin tim:
Po të kishte lindur ndërtuesi që më blinte mua me kate e me metra pallatesh, ky operacion nuk do ndodhte kurrë me nxitjen dhe nën udhëheqjen time. Kaq.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej