Ndizet konflikti/ Vasili kërcënon Nikollën dhe i kërkon sqarime pse Meta doli spiun, Kryetarja e Kuvendit i dorëzon letrën e AIDSSH

Partia e Lirisë është hedhur në sulm për të mbrojtur Ilir Metën. Autoriteti i Dosjeve pretendon se ish-presidenti ka qenë Spiun i Sigurimit të Shtetit ndërkohë sot Petrit Vasili i është drejtuar me një letër kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla. Kjo e fundit mblodhi dje krerët e grupeve parlamentare, ndërsa Vasili i ka kërkuar që ai të informohet mbi dosjen.

Kërkoj nga ju qe te me informoni lidhur me këtë letër, që ju tronditi kaq shumë e që siç mësojmë nga mediat është thjesht bazuar mbi një farë e-mail-i anonim. Keqpërdorimi dhe shpërdorimi skandaloz i Kuvendit të Shqipërisë duke e vendosur atë në funksion të skenarëve të neveritshëm politikë, të ndërtuar me regji të qeverisë e për qëllimet e saj, e me skenarë të ngjashëm me ata te Sigurimit të Shtetit të dikurshëm dhe të bazuar mbi letra anonime e të tjera perversitete antilig e antishtet, ju ngarkon me përgjegjësi tepër të rëndë”, shkruna ai duke kërcnuar kryetaren e Kuvendit.

Por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i është përgjigjur menjëherë deputetit Petrit Vasili. Nikolla shkruan se çdo veprim i saj udhëhiqet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit.

Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, nr. 2665, datë 28.07.2022, Ju bëj me dije si më poshtë: Veprimet e mia si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë udhëhiqen vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit. Në deklaratën time të datës 27 korrik, nisur nga interesimi i madh i mediave, informova mbi letrën drejtuar Kryetares së Kuvendit nga Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, institucion i cili raporton në Kuvendin e Shqipërisë. Informacion mbi disa çështje të cilat Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ndesh gjatë punës së tij të përditshme, të cilën e gjeni bashkangjitur. Është në praktikën parlamentare që Kryetari i Kuvendit ndan informacione me kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare të Kuvendit”, shkruan Nikolla.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej