Ndodh incidenti i papritur/ Kryetarit të kësaj partie i humb portofoli në protestën që organizoi dje Berisha, del me thirrjen e fortë: Mbani lekët dhe më ktheni…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje gjatë protestës së Partisë Demokratike, një prej folësve i ka humbur portofoli.

Bëhet fjalë për Kreshnik Osmanin, kryetarin e partisë Atdheu, i cili mbajti fjalën e tij në podiumin e ngritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ky i fundit thotë se i ka humbur portofoli me para dhe karta nga pakujdesia dhe nga dëshira për të ndihmuar një person të varfër. Osmani bën thirrje t’i kthehen kartat bankare dhe ajo e identitetit.

Postimi i Osmanit:

Miq të dashur!

Gjatë protestës se sotme, kam humbur sot portofolin nga pakujdesia dhe nga dëshira për të ndihmuar një të varfër. Ju lutem nëse dikush nga ata që më njohin dhe e kanë gjetur, të ma japin sepse kam karta identiteti, crediti banke, patenta që ju nuk ju bëjnë punë dhe mbajini të gjitha paratë!

Rendesi ka qe Shqiperia u cua sot e gjitha ne kembe.

Ju faleminderit!

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej