Ndryshimet statutore në PD, Salianji: Nuk i njohim, pakica s’mundet të imponojë shumicën

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji duke komentuar zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike dhe ndryshimet në statut të bëra nga Basha, tha se nuk mundet kurrsesi që pakica tË imponojë shumicën.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai theksoi se tashmë është e qartë cili është grupi që ka shumicën brenda të djathtës dhe theksoi se Lulzim Basha dhe grupimi i tij mund të kenë të tjera qëndrime në raport me pjesën tjetër, por ata nuk mund t’i imponohen pasi janë në minorancë.

Grupi parlamentarë i Partisë Demokratike, ashtu si çdo grup parlamnetar, si çdo deputet në thelb, nuk mund të ketë qëndrime të cilat imponohen nga partia, prandaj është përfaqësuesi i popullit në fund dhe jo përfaqësuesi i partisë. Në institucionet e partisë ka një tjetër diskutim dhe një lloj tjetër vendimmarrje, është e qartë që grupet parlamentare funksionojnë në bazë të rregulloreve të tyre po bazën kanë hierarkinë e normave dhe rregulloren e  Kuvendit dhe kjo është një çështje e diskutuar. Ajo që është  për t’u rithënë është që nuk mundet që dikush që duket qartë që është pakicë në publik dhe në grup se grupi mund të ketë të tjera qëndrime, nuk mund të thotë që unë jam shumica dhe do të imponohem dhe unë jam opozita në këtë vend”, tha Salianji.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej