Ndryshon ligji/ Gjobë pa paralajmërim bizneseve që kapen me shkelje! Punonjësit që denoncojnë marrin shpërblim dhe mbrohen nga shteti

Ligji për inspektimet në punë pritet që të ndryshojë. Në relacionin të qeverisë parashikohet që mos të ketë më paralajmërime për gjobë për bizneset që gjenden në shkelje, duke mos zbatuar kontratën e punës gjatë momentit të inspektimit. Shkeljet që do të ndëshkohen kanë të bëjnë me kontratën e punës, kohëzgjatjen e punës dhe pushimeve, pagën, të cilat prekin disa punëmarrës apo zgjasin në kohë”.

Rezultatet e pikës 3 të Këshillimit Kombëtar adresojnë për:

“Shteti shqiptar duhet të sigurojë mbrojtje të veçantë, përfshirë dëmshpërblim financiar për punëmarrësit që denoncojnë punëdhënësit për paga fiktive dhe duhet të ashpërsojnë masat për punëdhënësit abuzues”.

Ndryshimet ligjore po ndermerren per te ulur informalitetin, pas rezultateve te inspektimeve te kaluara, ku shume biznese jane paralajmeruar dhe jo ndeshkuar

Gjatë vitit 2021 janë kryer 7039 inspektime, ku janë vendosur:
– 760 paralajmërime.
– 102 gjoba, ku në 45% shkelja lidhej me dispozitat e ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si një rregullator kyresor i cili parashikon detyrimet ligjore, shkelja e të cilave përbën punësim informal.
– 524 masa të Pezullimit të përkohshëm të punës për shkelje të marrëdhënieve të punës.
Rezulton se në këtë vit 11 % e subjekteve të inspektuara janë paralajmëruan dhe 1.4% e subjekteve të inspektuara janë sanksionuar me gjobë.

 

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej