Në betejë me Twitter, Elon Musk shet aksionet e Tesla

Elon Musk ka shitur 7.92 milionë aksione të Tesla,  me vlerë 6.9 miliardë Dollarë. Shitja ndodhi pas takimi të përvitshëm të aksionerëve gjatë javës së shkuar.

Shefi  i Tesla-s thotë se i nevojiten paratë nëse do detyrohet të blejë Twitter për 44 miliardë Dollarë.

Lajmin e konfirmoi vetë Musk duke iu përgjigjur një pyetjeje në Twitter nëse ai i ka shitur aksionet. Ai sqaron se një lëvizje e tillë ishte “e rëndësishme për të shmangur një shitje emergjente të aksioneve të Tesla”.

Ai dha edhe një përgjigje pohuese ndaj dikujt tjetër që e pyeti nëse në të ardhmen do t’i riblinte aksionet nëse nuk ndodh marrëveshja me Twitter.

Prej Korrikut, Musk ka hequr dorë nga blerja e kësaj kompanie pasi e ka akuzuar se nuk i jep informacion mbi llogaritë false. Twitter ka ngritur padi ndaj shefit të Tesla dhe në Tetor do të përballen në gjykatë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej