Gazetarja e njohur e kronikës Klodiana Lala, thotë se po investigon rreth rastit të dhunimit të një vajze 22 vjeçare nga Kenia, në Tiranë 3 muaj më parë. Vajza punonte në një nga kazinotë e Tiranës dhe u gjet thuajse e vdekur poshtë pallatit ku banonte.
Lala ngre hije dyshimi rreth ngjarjes, duke thënë se Policia reagoi vetëm 3 muaj pasi vajza keniane u dhunua barbarisht. Ajo pyet dhe për pronarin e kazinosë ku punonte 22 vjeçarja, nëse Policia do të arrijë deri atje.
“Nje vajze nga Kenia eshte dhunuar ne menyre barbare 3 muaj me pare ne Tirane. Lajmi eshte mesuar vetem pak dite me pare dhe policia u njoftua me nje reagim qe ne thelb nuk thoshte asgje.
Fakt eshte qe e reja punonte ne nje kazino. Policia nuk ka bere publike se ne cilen kazino ishte punesuar vajza nga Kenia, ne ckushte punonte ajo? Kush eshte bosi i kazinose? A po ndikon ai qe ceshtja te mbyllet? Cfare dinte vajza qe e dhunuan? Pyetje qe kerkojne pergjigje…
A do mundet policia ta zbardhe kete ngjarje? Mbetet per tu pare. Sepse ne loje eshte para e madhe… Une po hetoj rreth bosit te kazinose”, shkruan Klodiana Lala.