Ervin Salianji në panik nga prangat nuk ka marrë pjesë sot në seancën gjyqësore. Avokati i tij, Ledio Braho ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatë me argumentin se duhet të jetë i pranishëm në një aktivitet në qytetin e Vlorës dhe për këtë arsye nuk mund të jetë prezent.
Në këto rrethana Gjykata e Apelit është ka marrë një vendim për shtyrjen e seancës.
Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më datën 7 mars.
Kujtojmë se Salianji u shpall fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale”, ku u dënua nga gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg.
Nëse Apeli konfirmon vendimin e Shkallës së Parë, deputeti Salianji, rrezikon burgun.