Në pritje të kryetarit, socialistët e Shkodrës në “terr” për procesin. Koordinatorja Bilali mban peng garen

Kete muaj duhet te perfundoje proçesi i plote i zgjedhjes se kryetarit te partise socialiste te Shkodres, sipas edhe udhezimit te selise qendrore. Por ne Shkoder duket se gjerat kane ngecur dhe askush nuk di te thote nje date mbi vazhdimesine e kesaj gare tejet te cuditshme qe kane krijuar brenda vetes socialistet.

Ministrja dhe njeheresh koorinatorja politike Edona Bilali po krijon skemat e saj per t’ja lene detyren e kryetarit te besuarve te saj, prandaj kandidatet e tjere jo vetem nuk jane informuar, por perkundrazi per to po aplikohet cdo skeme e mundshme qe te mos arrijne te komunikojne me bazen. Sepse baza nuk do te vendose per ate qe duhet te jete kryetari i partise, por do te jene klanet e brendshme dhe preferencat e atyre qe Edi Rama ju ka dhene pushtet brenda partise.

E kete pushtet fatkeqesisht po e keqperdorin ne formen me te shemtuar vetem per te rritur influencat e tyre dhe rregulluar planet qe kane, pa marre parasysh faktin qe zgjedhjet e ardhshme jane afer dhe betejat kerkojne njerez qe kane force ne elektorat. Duke e drejtuar partine ne kete forme socialistet kane mbetur ne Shkoder si partia e rekordeve te humbjeve dhe nga zgjedhjet ne zgjedhje vetem regjistrojne keto bilance.

Edona Bilali e vulosi se fundmi kete fat dhe duket se po e projekton edhe per 2023 me njerezit qe do ti beje dhurate socialisteve, prandaj zgjedhjet per kryetar po i administron sipas orekseve te saj, pa pyetur per asgje. Tek e fundit emrin e ka zgjedhur dhe mbetet vetem ta konfirmoje, prandaj nuk i interesojne procedurat./ShkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej