Nënshkruhet marrëveshja për projektin më të rëndësishëm turistik, “Durrës Yacht & Marina”.
Nënshkruhet marrëveshja për projektin më të rëndësishëm turistik, “Durrës Yacht & Marina” mes qeverisë shqiptare dhe investitorit Alabbar.
Të pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ka qenë kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministrja Belinda Ballaku dhe përfaqësuese të investitorit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky është investimi më i madh në historinë e vendit tonë dhe rajonit.
Ky projekt do të transformojë rrënjësisht Durrësin duke e vendosur në radhën kryesore të destinacioneve turistike në Mesdhe, me një impakt të thellë ekonomik jo vetëm për qytetin bregdetar po për të gjithë vendin.
“Gati me të gjitha tanimë për projektin më të rëndësishëm turistik, investimi më i madh i huaj në historinë tonë dhe ndoshta të rajonit, i cili do të transformojë rrënjësisht Durrësin, duke e vendosur në radhën kryesore të destinacioneve turistike në Mesdhe, me një impakt të thellë ekonomik jo vetëm për qytetin bregdetar po për të gjithë vendin.
Nënshkrimi i marrëveshjes për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina” është finalizimi i i një rruge të gjatë pune voluminoze, në aspektin tekniko-ligjor, me një investitor të madh strategjik prestigji i të cilit është botërisht i njohur”, shkruan Rama.