Nga Gërdeci, te CEZ-DIA e kompleksi “Partizani”, kush janë 4 prokurorët që kanë në dorë fatet e Metës dhe Berishës

Prokuroria e Posaçme duket se tani është para provës së madhe. Ka mbi 3 vite që është krijuar dhe deri më tani goditjet kanë qenë në nivele mesatare. Akoma kjo Prokurori nuk ka shkuar te nivelet më të larta.

Prova e tyre e zjarrit janë Ilir Meta dhe Sali Berisha. Ndaj tyre janë dorëzuar disa padi prej vitesh dhe akoma prokurorët nuk po shkojnë tek ajo që presin qytetarët.

Ilir Meta ka shumë dosje në SPAK, siç janë ajo e lobimeve, ajo e  CEZ-DIA dhe dosja e ndërhyrjeve estetike. Ndërkohë ndaj Berishës, SPAK po heton aferën me privatizimin e kompleksit “Partizani” dhe tragjedinë e Gërdecit. Teksa vetë Berisha mund të mos goditet te dy dosjet, janë djali me dhëndrin në pozita të vështira. Kjo duket se ka egërsuar Berishën, i cili ditët e fundit vetëm sulmon SPAK. Madje ai në një intervistë në televizionin e familjes së tij, e pranoi se dosja po kopsitet.

Por kush janë prokurorët që kanë në dorë fatet e Ilir Metës dhe Sali Berishës?

Ndaj Kllapit nuk është regjistruar asnjë masë disiplinore. Gjatë karrierës, Prokurori është vlerësuar shumë mirë prej Prokurorisë Durrës për vitet 2012-2013, është vlerësuar shumë mirë nga Prokuroria Pogradec për vitet 2014, 2015 dhe 2016.  Pas emërimit në SPAK, Kllapi ka marrë pjesë në disa trajnime me ekspertë nga SHBA dhe BE.

Ndërkohë që fati i familjes Berisha është në dorën e 3 prokurorëve. Enkeleda Millonai po heton aferën me Kompleksin “Partizani”. Ajo ka marrë në pyetje shumë persona dhe pritet të shihet sa do guxojë të thërrasë Berishën. Po ashtu flitet se kjo prokurore ka gati urdhër-arrestin për dhëndrin e Berishës.

Enkeleda Millonai është prokurorja që po ashtu hetoi dosjen e Arben Ahmetajt dhe kërkoi arrestimin e tij. Ajo ka lindur në Berat në vitin 1980 dhe ka një karrierë të pasur. Ka punuar si Prokurore në Elbasan, më pas u emërua zv/drejtuese. Më pas kaloi te Krimet e Rënda, te Njësia e Hetimit të Korrupsionit dhe Pasurisë. Ajo ka marrë pjesë në shumë trajnime të organizuara nga SHBA.

Ndërsa dosjen e Gërdecit e kanë dy prokurorët; Klodian Braho dhe Arben Kraja. Dosja është ndarë në dy pjesë. Njëra është rasti i Mediut që ka shkuar për gjykim, ndërsa po kryhen hetime për pastrim parash dhe shkelje të tjera, ku i rrezikuar është djali i Berishës. Arben Kraja njihet nga të gjithë. Ai drejtoi SPAK për 3 vite dhe nuk guxoi të shkojë te Berisha. Ndërkohë tani duket se dhe dosja e Gërdecit po zvarritet. Siç duket u mjaftuan vetëm me Mediun.

Sa i takon Klodian Brahos, ai ka qenë fillimisht Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës. Me dekretin nr. 9431 të 18 shkurtit 2016, Klodian Braho është dekretuar nga Presidenti i Republikës i asaj kohe, Bujar Nishani si Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Më pas kaloi te SPAK. Ai është prokurori që kopsiti dosjen e Adriatik Llallës. Ndaj tij ka pasur shpesh akuza dhe mbetet të shihet nëse Kraja dhe Braho do shfrytëzojnë këtë dosje për të vënë në vend dinjitetin e tyre. /Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej