Vajza që shihni në videot e mëposhtme është pikërisht, Erisa Fero, zyrtarja e AKSHI-t e cila ditën e sotme u kap në Pogradec duke transportuar 58 kilogramë kanabis.
Mjaft aktive të rrjetet sociale, Fero është përshtatur më së miri me trendet e fundit të “Tik-Tokut”, ku nuk ka nguruar të shfaqë hapur edhe preferencat e saj politike.
Në profilin e Feros do të gjeni një larmishmëri videosh, nga videot në plazh, partyt e “çmendura” me shoqërinë dhe deri të sulmi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga Gert Shehu, për të cilin zyrtarja është shprehur se: Nuk mund të ndaloj së shikuari kaq shumë herë.
Fero ishte anëtare e Partisë Socialiste si pjesë e komisionit të numërimit të votave në vitin 2021, kohë kur edhe është kallëzuar në prokurori për manipulim të votave.
Ajo mbante postin e drejtores së IT-së në AKSHI. Ditën e sotme Fero u kap së bashku me Likmend Bashën, djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja dhe me një 17-vjeçar me inicialet M.K. Mësohet se ata kishin rolin e kontrollit dhe monitorimit të rrugës ku do të kalonte ngarkesa prej 58 kilogram kanabis që ishte parashikuar të trafikohej drejt Maqedonisë.