Nga vendet baltike, te Italia, Greqia e Serbia, shtetet që pritet të vuajnë më shumë nga ndalimi i gazit rus

Ndërprerja e gazit rus rrezikon të fusë në kolaps një numër të madh shtetesh të Evropës. Paralajmërimet e liderëve të BE se duhet të përgatitemi për më të keqen kanë qenë të shumta dhe situata duket se do jetë serioze nëse Moska mbyll rubinetin.

“Bruegel” ka bërë një studim mbi pasojat që do sjellë bllokimi i gazit rus dhe cilat do të jenë shtete më të prekura.

Nëse Moska vendos të mbyllë rubinetin, ulja e kërkesës mund të arrijë në 54% në rastet më ekstreme, domethënë në Finlandë, Estoni, Lituani dhe Letoni. Pas tyre, rrezikohen Bullgaria, Greqia, Hungaria, Kroacia dhe Serbia, të cilat do të shfaqnin një ulje prej 49%.

Pjesa tjetër e grupeve do të shihnin një ulje të ofertës midis 29% dhe 21%, me Gjermaninë në krye dhe Danimarkën ose Suedinë, me rreth 20%. Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda do të duhet të zbutin konsumin e tyre me 16%, ndërsa Italia do ta bënte këtë me 9%.

Sipas studimit, Portugalia, Spanja dhe Franca janë efektivisht të izoluara nga tregu më i gjerë evropian dhe nuk preken fort nga ndërprerja e gazit. Por duke qenë se energjia bërthamore në Francë nuk do jetë e mjaftueshme, gazi do jetë i nevojshëm. Por zgjidhja mund të vija nga Algjeria, pasi gazi algjerian përmes Spanjës shkon në Itali e Francë.

Baltiku historikisht ka qenë shumë i varur nga Rusia. Rajoni tani varet shumë nga importet nëpërmjet terminalit Klaipeda LNG në Lituani, ndërsa një ndërlidhje e re (Santaka) me Poloninë është e rëndësishme sepse lidh rajonin me tregun më të gjerë evropian.

Danimarka dhe Suedia formojnë një zonë të përbashkët balancuese. Çekia, Austria, Sllovakia dhe Sllovenia do të varen shumë nga Gjermania nëse flukset ruse ndalojnë. Një variabël kyç do të jetë mënyra se si reagon kërkesa në Gjermaninë Jugore dhe nëse gazi i mjaftueshëm vazhdon të kalojë në Çeki dhe Austri.

Varësia e Italisë nga Rusia vjen nëpërmjet importeve përmes Austrisë. Ngadalësimi i këtyre flukseve do të ndihet veçanërisht në veri të Italisë.

Për Belgjikën, terminali Zeebrugge LNG do të mbetet jetik, si dhe importet nga Mbretëria e Bashkuar, të cilat mund të jenë në rrezik në rast të një dimri të ftohtë në Britani.

Holanda ka kapacitete të konsiderueshme prodhuese. Gjermania do të mbështetet në flukset nga Norvegjia dhe Holanda.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej