Ngjarja në Shkodër, AKU: Uji ‘Lajthiza’ që u servir ishte 100 % i sigurtë për konsum

Tre persona kanë përfunduar të sëmurë rendë pasi kanë konsumuar një lëndë të rrezikshme për shëndetin, që dyshohet se ishte ujë i përzier me acid. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të mërkures në Shkodër në një restorant. Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.

Ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes dhe pritet rezultati zyrtar, ajo që është konfirmuar zyrtarisht deri tani është se uji “Lajthiza” që është servirur në lokal mbrëmjen që ka ndodhur ngjarja, ka qenë në parametrat normalë për konsum duke qenë 100 % i sigurt për klientët.

Në këtë rezultat ka dalë vetë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, institucioni që ka tagrin ligjor dhe profesional për të kontrolluar dhe certifikuar sigurinë e produkteve që konsumohen. Ekipi i AKU-së ka marrë dhe analizuar mostrat e ujit në lokalin ku ka ndodhur ngjarja ku pas analizave laboratorike ka eleminuar mundësinë që personat të jenë dëmtuar nga konsumi i ujit atë natë, sikurse tregohet në dokumentin mëposhtë që ka siguruar  SCAN TV.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej