Një avion plot, Anglia ekstradon shqiptarët

Ministria e Brendshme britanike ka deportuar në Shqipëri 23 shtetas shqiptarë, që janë dënuar për vepra të ndryshme penale, në total e 55 vite burg. Mes të riatdhesuarve është dhe rasti i kontrabandimit drejt Britanisë së Madhe me jaht dhe një tjetër që hyri fshehurazi me kamion. Në njoftimin e qeverisë britanike thuhet se shqiptarët janë kthyer në atdhe ditën e djeshme me fluturim charter.

Po ashtu bëhet e ditur se një nga personat e ekstraduar ishte arrestuar në qershor për trafik droge. Gjatë marrjes në pyetje ai tha se kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e pasme të një kamioni në vitin 2021 dhe më pas jetonte aty ilegalisht. Po ashtu, një tjetër i ekstraduar ishte futur në Mbretërinë e Bashkuar në bordin e një jahti në vitin 2021. Ai gjithashtu jetonte ilegalisht në Britani, deri sa u kap nga policia.

Mes të tjerëve të dëbuar, ishte edhe një burrë i dënuar me pesë vjet e gjysmë burgim për furnizim me drogë të klasit A. Po ashtu, një tjetër ishte i dënuar me tre vjet e katër muaj burg për prodhim droge të klasit B.

“Këta kriminelë janë përgjegjës për veprat e tmerrshme të drogës, të cilat shkatërrojnë jetë, familje dhe komunitete. Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona, duke i lënë viktimat e tyre të jetojnë me plagët e krimeve të tyre. Publiku britanik nuk duhet të ketë asnjë dyshim për vendosmërinë time për t’i larguar ata me të gjitha mjetet e disponueshme për t’i bërë rrugët tona më të sigurta”, tha Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Priti Patel. Zyra e Brendshme pohoi se që nga marsi i vitit të kaluar, më shumë se 10,000 njerëz ishin larguar nga fluturimet e planifikuara dhe charter, me 86 fluturime në total, në 13 vende të ndryshme.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej