Një grua e vrarë dhe 5 të plagosur në Don Bosko, pronari i lokalit emër i njohur në botën e krimit

Një ngjarje kriminale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se nga shtënat me armë në një lokal në Don Bosko, një grua e cila punonte si banakiere ka humbur jetën.

Në spitalin e Traumës janë transportuar me urgjencë 5 persona, mes tyre edhe njê fëmijë. Ky i fundit ka marrë një plumb në këmbë.

Lokali mësohet se është në pronësi të shtetasit Fation Murati, emër i njohur në botën e krimit. Banakierja e cila ka humbur jetën raportohet se nuk ka qenë shënjestra e kētij atentati.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej